Site icon Telegrafi

Kosnett me mesazh për partitë politike, përmend tri gjëra që nuk duhet harruar gjatë fushatës zgjedhore

Partitë politike sot kanë hyrë në ditën e tretë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, dhe aktivitetet e tyre nëpër komuna po vazhdojnë.

Derisa partitë politike kanë agjendë të ngjeshur dhe një numër të madh premtimesh për qytetarët e vendit, ambasadori amerikan Philip Kosnett ka një mesazh.

Ai përmes një postimi të bërë në rrjetin social, “Twitter”, theksoi që gjatë këtyre ditëve të fushatës, mos t’i harrojnë tri gjëra të rëndësishme.

“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Kosnett.

Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, ambsadorët e huaj në Kosovë vazhdimisht kanë bërë thirrje që këto zgjedhje të jenë të drejta dhe demokratike, si dhe kanë treguar se çfarë duhet të bëjë qeveria e ardhshme për vendin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version