Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën donacionin miliona eurosh nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), por ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përparmin në luftën kundër korrupsionit.
Kosnett në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se Kosova duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, për ta ruajtur të drejtën për Programin Kompakt të MCC-së.
Ndryshe, ditë më parë Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë miliona euro për Kosovën, që të investohet në infrastrukturë dhe energji.
Ndërkaq, si shenjë falënderimi për këtë donacion Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur flamuj amerikan në çdo cep të kryeqytetit. /Telegrafi/
Good news for #Kosovo from MCC – but Kosovo must maintain progress on anti-corruption to maintain eligibility for the MCC compact. https://t.co/VR0fO8nre8
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 13, 2018