Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka kundërshtuar emërimin e Sylejman Selimit ambasador, e ka kritikuar hedhjen poshtë të aktakuzës për gaz lotsjellës.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma.
“Dekurajuese të shohësh që një akuzë dy vjeçare për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.
Ndërkaq për emërimin e Sylejman Selimit Ambasador të Kosovës në Shqipëri, ka pyetur se cili është mesazhi që e jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte.
“Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka thënë ambasadori.
Ndërkaq, Kosnettin e ka gëzuar vetëm ngritja në detyrë e dy grave oficere në Policinë e Kosovës si kolonele./Telegrafi/
What message does Kosovo send to the world when it nominates a convicted war criminal to represent it as Ambassador? Does this show respect for Rule of Law? We certainly advocate strongly against such a move—waiting to see. pic.twitter.com/okQFua1xLv
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) May 3, 2019