Telegrafi

Kosnett me kritika të ashpra pas lirimit të një personi i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin “Kukësi”

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka kritikuar Ministrinë e Drejtësinë për lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në “Rastin Kukësi”.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se duhet të ndalet abuzimi i sistemit të drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë nënshkroi lirimin e një të dënuari për krime lufte, i dënuar me 15 vjet në rastin e Kukësit, i cili ka vuajtur dënimin më pak se 12 muaj në 3 vitet e fundit.

Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur me sistemin e pushimit mjekësor dhe dënimet e suspenduara duhet të ndalen”, ka thënë ambasadori amerikan./Telegrafi/