Site icon Telegrafi

Kosnett flet për industrinë e filmit në vendin tonë: Të rinjtë dhe edukimi janë prioritetet kryesore të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, këtë herë si prioritete parësore për Republikën e Kosovës ka vënë theksin tek rinia e vendit e po ashtu edhe te edukimi.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Twitter, ai ka folur për këto dy aspekte në kontekstin e rritjes së industrisë së filmit.

Kosnett gjithashtu është shprehur i lumtur me përkushtimin e studentëve në këtë aspekt.

“I lumtur të shoh industrinë e filmit dhe studentët që bashkëpunojnë gjatë shfaqjes së filmave nga projekti i Qendrës Kinematografike Kosovare. Edukimi dhe rinia janë prioritete për Kosovën, kjo është një mënyrë për të inspiruar të rinjtë gjatë rritjes së industrisë së filmit”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Philip Kosnet

Ndërkohë, Kossnet bashkë me ekipin e tij shpesh e eksplorojnë vendin tonë, teksa në shumë nga postimet e tij është shprehur se ‘Kosova është një vend i mrekullueshëm për ecje’. /Telegrafi/

Exit mobile version