Site icon Telegrafi

Kosnett falënderon trupat amerikane në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka falënderuar trupat amerikane të cilat kanë kontribuar në  Kosovë.

Kosnett në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se mijëra ushtarë amerikanë kanë shërbyer në operacionet e mbështetjes paqësore të NATO-KFOR në Kosovë gjatë njëzet vjetëve të fundit.

“Faleminderit mijëra ushtarë amerikanë që kanë shërbyer në operacionet e mbështetjes paqësore të NATO-KFOR në Kosovë gjatë njëzet vjetëve të fundit. NATO për Paqe”, shkruan Philip Kosnett në Twitter./Telegrafi/

Exit mobile version