Telegrafi

Kosnett: Emërimi i Grenellit tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për të ardhmen paqësore në rajon

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, mirëpritur emërimin e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Kosnett në një postim në Twitter ka shkruar se emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

Lexo po ashtu Ambasada amerikane thotë se Trump ka emëruar Grenellin, si të dërguar special presidencial për negociatat paqësore Kosovë-Serbi

Mezi pres të punojë me ambasadorin Ric Grenell si të Dërguar Special të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Kosnett në Twitter./Telegrafi/