Telegrafi

Kosnett me ministrin Mehaj, e Rrahman Ramën flasin me zyrtaren e Pengatonit për planin e transformimit të FSK-së

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit Laura Cooper, ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, e gjenerallejtënantin e FSK-së, Rrahman Rama.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, përmes një reagimi në Twitter.

Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n.

“Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, ministrin Mehaj, e gjenerallejtënant i FSK-së Rama, për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10 vjeçar, çelësin e transformimit të FSK-së në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA-në dhe NATO-n”, shkroi Kosnett. /Telegrafi.