Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka kritikuar partitë politike që kanë vendosur në listat për deputetë, persona me të kaluar kriminale.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se qytetarët nuk mund t’i marrin seriozisht këto parti.
“Si mund qytetarët të marrin seriozisht përkushtimin e deklaruar të partive politike për sundimin e ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive janë përfshirë individë me aktakuza aktive, të dënuar për verpa të tilla si krime lufte dhe sulme dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett.
How can citizens take seriously political parties’ stated commitment to #KosovoRuleOfLaw when many parties’ lists feature individuals with active indictments, convictions for offenses such as war crimes & assault, and international sanctions for war crimes & corruption? pic.twitter.com/JR3mChLylq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 13, 2019
Ai tutje ka thënë se a ka gjasa që Kuvendi të miratojë një ligj për përgjegjësinë e shtetit.
“Gjykata Themelore e Prizrenit ndërmori një hap të madh përpara për zbatimin e shtetit të së drejtës në Kosovë duke e bërë përgjegjës shtetin për mos mbrojtjen e një qytetari nga dhuna në familje. A mundet Kuvendi të shkojë më tej dhe të miratojë një ligj për përgjegjësinë e shtetit?”, ka shkruar Kosnett. /Telegrafi/
The Prizren Basic Court took a great step forward for Kosovo’s enforcement of the rule of law by finding the state liable for failing to protect a citizen from domestic violence. Can the Assembly go further by passing a state liability law? pic.twitter.com/FoqwHv5NGO
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 13, 2019