Site icon Telegrafi

KOSID: Presidentja të pranoj peticionin kundër shtrenjtimit të rrymës

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) shpreh revoltim ndaj mungesës së interesimit institucional të Presidentes për të pranuar dhe konsideruar peticionin kundër rritjes së çmimit të Energjisë Elektrike të nënshkruar prej më shumë se 33.000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në pritje të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe në përputhje me Nenin 83 sipas të cilit Presidenti është kreu i shtetit dhe si i tillë përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës, njëherazi institucioni i vetëm funksional aktualisht në vend.

“KOSID gjykon, se Presidenca duhet të pranojë vullnetin dhe shqetësimin e 33.000 qytetarëve të Kosovës nëpërmjet pranimit të peticionit të Koalicionit të Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare”, theksohet në komunikatën për media.

Për më shumë, peticioni kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike i mundëson qytetarët e Kosovës, nënshkrues të kësaj nisme legjislative, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (neni 79, Ligji nr. 04/L-025 për nisma legjislative) nëpërmjet së cilës kërkojnë reflektim të gjendjes ekonomike dhe sociale të konsumatorëve të energjisë elektrike në çdo ndryshim ligjor.

“Presim, që institucioni i Presidencës të reflektojë ndaj vendimit të mëparshëm për të mospranuar Peticionin e realizuar prej Koalicionit të Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare i cili shpreh vullnetin e me shumë se 33.000 qytetarë të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e KOSID-it./ Telegrafi/

Exit mobile version