int(1) KosICT 2024, ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë kthehet për edicionin e saj të 13-të - Telegrafi
Site icon Telegrafi

KosICT 2024, ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë kthehet për edicionin e saj të 13-të

Edicioni shumë i pritur i 13-të i KosICT Technology Festival do të mbahet në Tech Park Prishtina.

Ngjarja e këtij viti premton të jetë më e madhe dhe më me ndikim se kurrë, duke përfshirë diskutime novatore, folës të nivelit të lartë dhe kompani që shfaqin më të mirat e teknologjisë globale.

Me një agjendë të ngjeshur që përfshin 17 sesione në Main Stage dhe 8 sesione në Developers Stage, festivali do të presë 30 folës, nga të cilët 23 ndërkombëtarë, përfaqësues të disa prej kompanive dhe qendrave më të njohura të inovacionit në botë.

Midis folësve janë përfaqësues nga Google DeepMind, Camunda, Emerging Europe, dhe Wolt, të cilët do të sjellin njohuri mbi trendet më të fundit në Inteligjencën Artificiale, automatizimin e proceseve, lidershipin sipërmarrës dhe transformimin digjital.

Ngjarjet shtesë të KosICT 2024:

The Trailblazers Fair – Me pjesëmarrjen e 10 kompanive që prezantojnë produkte dhe zgjidhje inovative.
-The Innovation Fair – Prezentimi i 11 startup-eve, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të eksplorojnë të ardhmen e inovacionit në teknologji.
-Future Developers Corner – Një hapësirë unike për 30 gjeni të rinj, të moshës 8-16 vjeç, për të demonstruar aftësitë e tyre në kodim dhe teknologji.
-International B2B Brokerage Event – Një platformë rrjetëzimi për 50 kompani nga e gjithë bota, duke mundësuar lidhje të rëndësishme biznesi.
-eSports Showdown – Një garë emocionuese e eSports, me dy turne, një për bamirësi dhe një profesional.

Një perspektivë globale mbi Teknologjinë dhe Inovacionin

KosICT 2024 është gati të vendosë standarde të reja në botën e konferencave të teknologjisë në rajon, duke përfshirë keynote futuriste, fireside chat dhe panele diskutimi. Kryeministri, Albin Kurti do të çelë siparin e KosICT në Main Stage, duke mbajtur fjalën hapse.

Midis sesioneve më të rëndësishme është keynote i mbajtur nga Dex Hunter-Torricke, kreu i marketingut në Google Deep Mind, i cili do të ndajë njohuritë e tij mbi navigimin në dekadën e revolucionit teknologjik.

Përveç kësaj, Fireside Chat me Oskari Pétas, Bashkëthemelues i Wolt, do të shpalosë udhëtimin e kompanisë nga një startup deri në shitjen për 7 miliardë euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të ngjitet gjithashtu në Main Stage në një sesion të veçantë me titullin “Transformimi i Prishtinës: Nga e Ndërlikuar në Komplekse”, moderuar nga pionierja botërore në Value-Based Engineering, Sabine Singer.

OctoberTech Kosova – një nismë e re

KosICT 2024 do të shërbejë si ngjarja zyrtare e hapjes për OctoberTech Kosova, një nismë e re që konsolidon ngjarjet më të rëndësishme të teknologjisë digjitale në Kosovë, duke përfshirë KosICT, DOKU.TECH, dhe GrowthTank. E mbështetur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, kjo nismë synon të sigurojë një platformë dinamike për bashkëpunim, ndarje njohurish dhe inovacion në teknologjinë digjitale.

Një platformë globale për investitorët dhe Startup-et

Festivali i këtij viti pritet të ketë pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë të investitorëve të huaj dhe kapitalistëve të sipërmarrjes, me pjesëmarrës nga Finlanda, SHBA, Zvicra, Austria, Gjermania, dhe më gjerë. Sesioni Investors Pitch, që do të mbahet më 11 Tetor në ora 15:00, do t’u ofrojë startup-eve mundësinë unike për të prezantuar idetë e tyre inovative para investitorëve globalë.

Rreth KosICT 2024

KosICT Technology Festival është ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë, duke mbledhur së bashku ekspertë, sipërmarrës, investitorë dhe politikëbërës për të eksploruar të ardhmen e teknologjisë dhe ndikimin e saj në biznes, shoqëri dhe ekonominë globale. Ngjarja organizohet nga STIKK, dhe sponsori i përgjithshëm është ProCredit Bank Kosova.

Për më shumë informacione rreth ngjarjes, vizitoni Faqen e Internetit të KosICT ose na ndiqni në platformat tona të mediave sociale./Telegrafi/

Exit mobile version