Telegrafi

Koscielny do të largohej nga Anglia vetëm për një klub

Laurent Koscielny ka thënë se do të largohej nga Liga Premier vetëm nëse i jepet mundësia për të luajtur te ish-klubi i tij, Lorient.

31-vjeçari është bërë lojtar kyç i fazës defensive të Arsenalit qëkur u transferua nga klubi i Ligue 1 në vitin 2010.

Forma e tij mbresëlënëse ka bërë që francezin ta kërkojnë disa prej top-klubeve evropiane duke përfshirë edhe Paris Saint-Germainin.

Lexo po ashtu Futbollistët më të mirë te Arsenali: Ku renditet Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka (Foto)

“Transferimi në Paris?! Asnjëherë nuk do të jetoj apo të luaj atje! Do ta përfundoj karrierën në Angli ose me Lorientin”, ka thënë 31-vjeçari për L’Equipe.

Koscielny ka zhvilluar shtatë ndeshje për Arsenalin këtë sezon, ndërsa krahas mbrojtjes i ka shënuar edhe dy gola për t’i ndihmuar klubit që të qëndrojë në krye të tabelës. /Telegrafi/