Laurent Koscielny ka thënë se do të largohej nga Liga Premier vetëm nëse i jepet mundësia për të luajtur te ish-klubi i tij, Lorient.
31-vjeçari është bërë lojtar kyç i fazës defensive të Arsenalit qëkur u transferua nga klubi i Ligue 1 në vitin 2010.
Forma e tij mbresëlënëse ka bërë që francezin ta kërkojnë disa prej top-klubeve evropiane duke përfshirë edhe Paris Saint-Germainin.
“Transferimi në Paris?! Asnjëherë nuk do të jetoj apo të luaj atje! Do ta përfundoj karrierën në Angli ose me Lorientin”, ka thënë 31-vjeçari për L’Equipe.
Koscielny ka zhvilluar shtatë ndeshje për Arsenalin këtë sezon, ndërsa krahas mbrojtjes i ka shënuar edhe dy gola për t’i ndihmuar klubit që të qëndrojë në krye të tabelës. /Telegrafi/