Telegrafi

Koscielny shqyrton mundësinë e largimit nga Arsenali

Agjenti i mbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koscielny ka konfirmuar se nuk do të luajë për ndonjë klub tjetër në Angli.

Megjithatë, Stephane Courbis pranon se tani po studion opsionet për reprezentuesin e kombëtares së Francës.

Koscielny aktualisht po shërohet pas ndërhyrjes kirurgjike në thembrën e Akilit, e cila gjë ka bërë që të mos paraqitet edhe në këtë sezonin e ri të Ligës Premier.

“Ne kishim oferta të ndryshme, si Kina dhe Franca. Ai nuk e shihte veten duke luajtur në një klub tjetër anglez pos Arsenali”.

“Interesimi i Marseillet gjatë sezonit të kaluar, lojtari po mendon seriozisht të rikthehet në Ligue 1. Ishte një mundësi reale”, tha ai për France Football.

Lexo po ashtu Mustafi i shpëton dënimit pas festimit me shqiponjë, FA nuk merr masa ndaj mbrojtësit shqiptar

Theksojmë se gjatë afatit kalimtar të verës Monaco dhe Marseille u përpoqën të sigurojnë shërbimet e 32-vjeçarit.

Ndryshe, Koscielny është në radhët e Arsenalit që nëntë vjet dhe ka pasur 238 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola. /Telegrafi/