Site icon Telegrafi

Kosbit përkrah sfidën NASA International Space Apps 2018

Kosbit LLC, kompania nga Kosova që ofron shërbime të IT-së, me fokus të veçantë në proceset biznesore dhe shërbimet e menaxhueshme të outsourcing, do të jetë njëri nga sponzorizuesit të ekipit përfaqësues të NASA International Space Apps Challenge, e cila u mbajt në Prishtinë. Fokusi i këtij aktiviteti këtë vit ishin idetë inovative, të prezantuara në mënyre të mirëfilltë.

NASA Space Apps Challenge është një event ndërkombëtar që zhvillohet në një kornizë kohore prej 48 orëve në mbarë globin. Ky organizim i fton koduesit, shkencëtarët, dizajnerët, krijuesit, ndërtuesit, teknologjistët dhe entuziastët e hapësirës të bashkohen për t’i adresuar sfidat e planetit tonë dhe ato hapësinore. Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) ishte organizator i eventit, i cili u zhvillua gjatë datës 19-21 Tetor. Kjo garë ishte realizuar me një sukses të hatashëm nga ICK në të kaluarën, ku ekipi i kaluar NatEv fitoi Çmimin “Zgjedhja e Publikut”, në vitin 2015, dhe u listuan në Top 5 për “Përdorimin më të mirë të Informacioneve”, në vitin 2017.

Këtë vit u prezantuan ide të mrekulueshme në event. xTenuate u zgjedh si nominim global për NASA Space App Challenge. xTenuate merret me dizajnimin dhe implementimin e të dhënave që kanë synim ndihmën për zjarrfikësit dhe policët, në mënyrë që të parandalohen situatat e krizave. xTenuate bënë kalkulimet në bazë të të dhënave të kaluara dhe të tashme në mënyrë që të parashikojë mundësinë e katastrofave natyrore, siç janë zjarret e pyjeve.

“Jemi të nderuar që jemi përzgjedhur si të nominuar global për NASA Space Apps 2018, dhe veçanërisht, të involvojmë komunitetin në diçka që mundë të ketë impakt masiv dhe botëror,” deklaroi Besart Kuleta, nga xTenuate.

Kosbit ka ndërtuar një reputacion për involvim dhe përkrahje të zhvillimit teknologjik në komunitet. Si një përkrahës i garës NASA Space Apps këtë vit, Kosbit e sheh këtë kompeticion si mjaftë të rëndësishëm sepse përfaqëson qëllimin e kompanisë që të përkrah rritjen, zhvillimin, dhe investimin në Kosovë.

Kosbit u interesua veçanërisht për NASA Space Apps Challenge 2018 sepse ngjarja fokusohet në domenin e SHTIM (Shkencë, Teknologji, Inxhineri dhe Matematike), duke sjell sektorin e inovacionit së bashku për të gjetur zgjidhje për problem globale, deklaroi Hajrë Hyseni, CEO i Kosbit.

“Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për inovacion, që të jemi në hap me teknologjine, dhe të ndihmojmë zhvillimin ekonomik të komunitetit tonë. Përdërisa i dëshirojmë shumë sukses Ekipit xTenuate, ne do të jemi gjithashtu në kërkim të hulumtimit dhe zhvillimit të iniciativave inovative të vendit tonë”, ka shtuar Hyseni.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes së NASA Space Apps, klikoniclick here!

Për më shumë informacione rreth kompanisë Kosbit, ju lutëp klikoni këtu:www.kosbit.net. /Telegrafi/

Exit mobile version