Telegrafi

Korunoski: Janë siguruar para për gjysmat e rrogave në HM, por duhet të zhbllokohet komunikacioni

Drejtori në detyrë i ndërmarrjes “Hekurudhat e Maqedonisë” (HM), Igor Korunoski, sot njoftoi se janë siguruar financa të nevojshme që të paguhet gjysma e pagave nga muaji janar dhe sigurimi shëndetësor i të punësuarve, por ai tha se pagesa nuk do të bëhet përderisa të punësuarit nuk fillojnë me punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai sot ju ka prezantuar zgjidhje të punësuarve që protestojnë tanimë dy javë me bllokim të komunikacionit hekurudhor, por siç tha, një grup i vogël prej tyre nuk janë pajtuar.

Ai tha se të punësuarit do të mendojnë në drejtim pozitiv dhe gjatë ditës së nesërme do të gjendet zgjidhje dhe komunikacioni hekurudhor do të fillojë të funkdionojë normalisht./Telegrafi/