Site icon Telegrafi

Korriku solli turistë me bollëk në Maqedoni

Numri i turistëve në Maqedoni për muajin korrik ka qenë i kënaqshëm dhe ka prezentuar laramanshmëri të turistëve nga e gjithë bota.

Gjithësejt 153.435 turistë kanë mbërritur në Maqedoni gjatë këtij muaji ndërsa të njejtit kanë shfrytëzuar 584.014 netë të fjetura, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbi 5000 turistë kanë qenë nga Holanda, mbi 2500 nga Australia, mbi 1000 nga Suedia dhe tjerët janë nga shtete tjera të botës por me më pak turistë.

Në krahasim me vitin e kaluar në periudhën e njejtë, në vendin tonë kanë ardhë më shumë turistë për 18.3%. /Telegrafi/

Exit mobile version