Korporata Meridian e konsoliduar si partner kyç në fushën e distribuimit, me fokus të veçantë në sektorin e ushqimit dhe pijeve, pjesë e të cilës janë Meridian Express – rrjeti i dyqaneve të lagjes dhe Furra e Prodhimit të Bukës – Buka Bakery të cilat operojnë me sukses në tri fusha të ndryshme dhe që kanë të punësuar mbi 500 punëtorë, po punojnë me përkushtim maksimal në plotësimin e mirëqenies sociale të komunitetit tonë e në fokus të veçantë investimin në rini dhe sport.
Këtë e dëshmon edhe vazhdimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me KB Sigal Prishtina, duke bërë që për dhjetë vite radhazi të radhitet si një ndër sponsorët kryesorë të këtij klubi – klub me traditë të pasur shumëvjeçare.
Drejtori i KB Sigal Prishtina Luan Maloku, falënderoi Korporatën Meridian, për përkrahjen shumëvjeçare që po vazhdojë t’i japë klubit. Ai premtoi, se ky klub do të punojë me përkushtim maksimal që edhe në të ardhmen të shënojnë shumë suksese.
Nga ana tjetër, z. Agon Gashi – Përfaqësues në Korporatën Meridian, tregoi që është me të vërtetë kënaqësi që kontributi i dhënë përgjatë dhjetë viteve po shpërblehet me suksese të vazhdueshme dhe triumfe të mëdha.
Ndër të tjera, z. Gashi u zotua që investimi i Korporatës Meridian në zhvillimin e sportit dhe rinisë në përgjithësi, do të vazhdojë të jetë ndër shtyllat kryesore të operimit të saj në kuadër të përgjegjësisë sociale për komunitetin.