Site icon Telegrafi

Kori Siparantum me sukses të jashtëzakonshëm – zë vendin e parë në “European Festival for Young People” në Belgjikë

Foto: EMJ Festival / Albert Loos & Emma Faes

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel duke rikthyer përsëri vendin e parë.

Kori Siparantum në këtë garë është paraqitur me këto vepra:  “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari, “Ta na Solbici” – Samo Vovk, “Atsalums” (Ftohtësia) – Jēkabs Jančevskis, “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi.

Paraqitja e Kori Siparantum është vlerësuar lartë nga Juria Profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë.

Foto: EMJ Festival / Albert Loos & Emma Faes

Për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Bruksel, përfshirë edhe ambasadorin Agron Bajrami.

Kori Siparantum në këtë garë ka përfaqësuar Kosovën në mesin e 20 shteteve nga mbarë bota. /KP/

Foto: EMJ Festival / Albert Loos & Emma Faes
Foto: EMJ Festival / Albert Loos & Emma Faes
Foto: EMJ Festival / Albert Loos & Emma Faes

 

Exit mobile version