Site icon Telegrafi

Koreografitë e tifozëve të Interit dhe Milanit para Derby della Madonnina

Ashtu si në çdo Derby della Madonnina edhe në këtë të sotëm nuk munguan koreografitë.

Ajo e Curva Nord ishte më e madhe pasi Interi është skuadra vendase dhe kështu ka më shumë ulëse në dispozicion të tyre.

Koreografia e Interit ishte një gjarpër gjigant, i cili është edhe simbol i klubit, ndërsa shkruante: “Simboli i milanezëve (qytetarëve të Milanit)”

Ndërsa në anën tjetër ishte koreografia e Curva Sud të cilët në këtë derbi janë më të pakët në numër pasi janë mysafirë.

Koreografia e Milanit tregonte një gjarpër të këputur në mes (dedikuar Interit), duke tentuar të tregojnë superioritetin e tyre në Milano.

Edhe pse rivaliteti është i madh mes skuadrave në fushë dhe tifozerive në tribuna, jashtë stadiumit nuk regjistrohet ndonjë incident serioz.

Aktualisht Interi ka 16 pikë në Serie A, kurse Milani vetëm 12 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/GolTopolino/status/1054076810844139521

Exit mobile version