Telegrafi

Koreografitë e Skifterave dhe Intelektualëve në “Fadil Vokrri”

Tashmë ka filluar ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ashtu si në çdo derbi të Anamoravës edhe ky derbi filloi me koreografi nga të dy tifozëritë.

Skifterat të cilët në këtë ndeshje janë në cilësinë e vendasve janë më të pakët në numër, por normalisht shumë të zëshëm.

Në anën tjetër Intelektualët kanë udhëtuar me një numër të madh dhe kjo i lejoi të kenë një koreografi pak më të gjerë.

Gjilani renditet në IPKO Superligën e Kosovës në vendin e gjashtë me 34 pikë, dhjetë më pak se Drita në pozitën e katër. /Telegrafi/

Tifozët e Gjilanit:

Tifozët e Dritës: