Ultrasit e Milanit në Curva Sud ua kanë dedikuar koreografinë e Derby della Madonnina ekipeve emergjente, stafit mjekësor dhe atyre që humbën jetë, gjatë pandemisë së COVID-19.
Lombardia ishte regjioni ku për herë të parë u shfaq coronavirusi në Evropë në shkurt të vitit 2020 dhe ishte regjioni më i goditur në Itali sa u përket rasteve dhe vdekjeve.
Për këtë arsye, derbi i parë i Milanos me tifozë në tribunat e San Siros dërgoi një mesazh të veçantë.
Në pankartë u shfaq para koreografisë me një dedikim nga Curva Sud e Rossonerëve.
“Për ata që luftuan, për ata që nuk ia dolën, për ata që luftuan në vijat e para të frontit për ta shpëtuar kombin: I nderojmë të gjithë këta njerëz, duke ua dedikuar koreografinë më të rëndëisishme të sezonit”, ishte mesazhi i tifozëve.
Këtë mesazh e pasoi koreografia e madhe dhe e veçantë me përshkrimin: “Milani nuk harron. Faleminderit”. /Telegrafi/