Sot (e mërkurë) do të ndeshjen Barcelona dhe Juventusi në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve për sezonin 2016/17.
Ndeshja pritet të zhvillohet në Camp Nou dhe pritet të jetë një atmosferë fantastike që nga minuta e parë.
Tifozët e klubit spanjoll tashmë kanë përgatitur një koreografi gjigante, planin për të cilën si gjithmonë e kanë bërë publik.
‘Më shumë se një klub’ dhe ‘Barça’ do të shkruhet në koreografi, në këtë mënyrë tifozët do mundohen të motivojnë lojtarët e tyre.
Rezultati nga ndeshja e parë është 3-0 për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/