Telegrafi

Me koreografi të përgatitur, Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi kërcejnë nën tingujt e këngës së re

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi (Foto: Instagram)

Dyshja më e kërkuar në tregun muzikor, Xhensila Myrteza dhe Ardian Bujupi së shpejti do të sjellin një risi.

Një gjë e tillë është bërë e mundur për shkak të bashkimit të tyre në projektin e radhës, që titullohet “Panorama”.

Ditë më parë që të dy artistët ishin parë duke darkuar, ndërsa kanë bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të lansohet kënga e tyre.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Xhensila ka ndarë një video teksa kërcenin nën ritmin e projektit të tyre.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi paralajmërojnë këngën “Panorama”

Të rrethuar me valltarë të tjerë, dyshja kanë shfaqur koreografinë të përgatitur, teksa duket se kjo mund të jetë edhe pjesë e klipi.

“A jeni gati? Panorama me 10.07, ora 14:00”, ka shkruar në përshkrimin e videos.

Ndërkaq, para dy vitesh Xhensila dhe Ardiani kishin publikuar duetin e parë të titulluar “Cika Cika”, që deri më tani ka arritur mbi 100 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/