Dyshja më e kërkuar në tregun muzikor, Xhensila Myrteza dhe Ardian Bujupi së shpejti do të sjellin një risi.
Një gjë e tillë është bërë e mundur për shkak të bashkimit të tyre në projektin e radhës, që titullohet “Panorama”.
Ditë më parë që të dy artistët ishin parë duke darkuar, ndërsa kanë bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të lansohet kënga e tyre.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Xhensila ka ndarë një video teksa kërcenin nën ritmin e projektit të tyre.
Të rrethuar me valltarë të tjerë, dyshja kanë shfaqur koreografinë të përgatitur, teksa duket se kjo mund të jetë edhe pjesë e klipi.
“A jeni gati? Panorama me 10.07, ora 14:00”, ka shkruar në përshkrimin e videos.
Ndërkaq, para dy vitesh Xhensila dhe Ardiani kishin publikuar duetin e parë të titulluar “Cika Cika”, që deri më tani ka arritur mbi 100 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/