Site icon Telegrafi

Koreografi, ndalet loja në minutën e 13 dhe në lot i gjithë stadiumi: Gjithçka e bukur dhe emocionuese në kujtim të kapitenit Astori (Foto/Video)

Fiorentina ka përkujtuar si është më së miri kapitenin e tyre tashmë të ndjerë, Davide Astorin.

Mbrojtësi italian ndërroi jetë të dielën e kaluar në hotelin e skuadrës para ndeshjes kampionale ndaj Udineses.

Vdekja e tij e papritur në gjumë shokoi skuadrën e Fiorentinës, futbollin italian dhe gjithë sportdashësin në botë.

Lexo po ashtu Përmbledhje e funeralit të Astorit: Ai arriti të bashkojë botën e sportit dhe kjo ishte mrekullia e fundit e Davides

Megjithatë, skuadra italiane, Fiorentina, e ka bërë të ndihet krenar ish-kapitenin e tyre me organizimin në kujtim të tij para ndeshjes me Beneventon.

Skuadra e Fiorentinës duke falënderuar tifozët për kujtimin e Astorit (Getty Images)

Kjo nuk ishte një ndeshje e zakonshme, pasi Viola u kthye në fushë për herë të parë që kur kapiteni Astori vdiq në gjumë një javë më parë.

Funerali u mbajt të enjten dhe kishte skena më të thella emocionale pasi tifozët përshëndetën mbrojtësin 31-vjeçar në një minutë heshtje shurdhuese përpara se balonat e purpurta dhe të bardha të liroheshin në qiell.

Tifozët gjithashtu kishin mbushur tribunën me emrin dhe numrin e tij, ndërsa edhe shumë banderola tjera nuk mungonin.

Tifozët duke kujtuar Astorin (Getty Images)

Njëra shënonte: ‘Ka njerëz që nuk vdesin kurrë … Ka histori që kalohen përmes përjetësisë … Udhëtim i mirë, kapiten’.

Stadiumi ishte i mbushur me banderola në kujtim të Astorit (Getty Images)

Një banderolë tjetër shënonte: “Faleminderit kapiten, një tjetër ‘Tung kapiten’ dhe disa tjerët ‘Pusho në paqe’.

Faleminderit kapiten (Getty Images)

Në këtë ndeshje në kujtim të Astorit gjithçka ishte perfekte, ku para ndeshjes gjithë futbollistët e Violas dolën me fanellat me numër 13, ashtu sikurse ishin edhe fëmijët përcjellës.

Të gjithë mbanin numrin 13 në fanellë para fillimit të ndeshjes (Getty Images)

Në minutën 13-të për të shënuar numrin e fanellës së Astorit, loja u ndal dhe tifozët shfaqën një vepër gjigante të artit me një mesazh: ‘Davide 13’.

Koreografia gjigante e shfaqur në minutën e 13, kur ndeshja u ndal (Getty Images)

Futbollistët e klubit italian, trajneri dhe shumë tifozët nuk mundën t’i ndalnin lotët, pasi ish-kapiteni i tyre ishte i dashur për të gjithë.

Lotët nuk mundi t’i ndal dot as trajneri Stefano Pioli (Getty Images)

Kapaku i gjithë këtij organizimi perfekt dhe emocional ishte gol i shënuar pikërisht nga zëvendësuesi i Astorit, Vitor Hugo, i cili golin dhe festën ia dedikoi ish-shokut të tij.

Festa e Hugos në kujtim të Astorit (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ndaj Beneventos përfundoi me rezultat minimal 1-0 në të mirë të Violas. /Telegrafi/

 

Exit mobile version