Site icon Telegrafi

Korenica vazhdon me paraqitje të mëdha – vlerësohet lartë në fitoren e Cluj

Meriton Korenica e ka regjistruar asistimin e katërt sezonal në të gjitha garat, ku të hënën ai asistoi në fitoren 3-1 të Clujit ndaj Farul Constantas.

Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit rumun. Korenica asistoi te goli i tretë që e shënoi Louis Munteanu në minutën e 66-të, ndërsa ishte në fushë deri në minutën e 80-të.

Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 8.2, si lojtari i dytë më i mirë në fushë. Korenica kishte 6 pasime kyçe, ndërsa kompletoi 38 nga 41 pasime.

Krahas katër asistimeve, Korenica ka shënuar edhe shtatë gola në 30 paraqitje.

Cluji ka 39 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version