Anësori i Prishtinës, Meriton Korenica, është shprehur i lumtur me golin dhe fitoren 2-0 ndaj Dritës.
Kështu skuadra nga kryeqytetit arriti të përfundojë sezonin në vendin e parë në Ipko Superligën e Kosovës.
“E përfunduam sezonin ne vendin e parë dhe shpresojmë edhe në pjesën tjetër të sezonit. Te goli im besoj se portieri kishte pak çka të bënte pasi topi preku në tokë”.
“Mendoj se titulli do të kthehet në Prishtinë, shpresoj dhe besoj të vazhdojmë me ecurinë e mirë”, ka thënë autori i goli të parë në derbin e xhiros së 17-të.
Djaloshi nga Rahoveci iu bashkua Prishtinës gjatë verës nga Lira e Prizrenit.
21-vjeçari që nga transferimi i tij ka qenë një vlerë e shtuar për prishtinasit, duke fituar kështu edhe besimin e Mirel Josas.
Prishtina sezonin vjeshtor e përfundoi në vendin e parë 40 pikë, një më shumë se Feronikeli/Telegrafi/