Telegrafi

Korenica: Nuk flas për ofertat, gjyqtari na dëmtoi

Meriton Korenica ka qenë padyshim një nga më të mirët e Ballkanit në aventurën evropiane.

Ai ka folur pas humbjes ndaj Slavia Pragës, duke nënvizuar edhe ai se Ballkanit iu mohua një penallti.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi e njihnim mirë kundërshtarin, por treguam se edhe ne dimë të luajmë futboll. Qarkulluam mirë topin dhe krijuam raste, ndërsa më pas u ndëshkuam me një gol të lehtë”.

“Na u mohua edhe një penallti e pastër, por treguam se jemi një grup shumë i fortë. Një ekip i vërtetë”, ka thënë fillimisht Korenica.

Ylli i Ballkanit, është pyetur edhe për ofertat, por nuk ka pranuar të flas.

“Për ofertat nuk dua të flas, pasi janë drejtuesit e klubit ata që i dinë më mirë zhvillimet, ndaj t’ia lëmë gjithçka kohës më mirë”, përfundoi Korenica. /Telegrafi/