Telegrafi

Korenica është i qartë: Prishtina dëshiron dy trofetë

Meriton Korenica ka qenë njeriu kryesor në fitoren e Prishtinës me rezultat 8-1 ndaj Ferizajt.

Sulmuesi rahovecias ka arritur të realizoj het-trick, gjë që ndodh shumë rrallë në futbollin e Kosovës.

Ylli i bardhekaltërve realizoi golat në minutën e 10-të, 48 dhe 58-të për të realizuar het-trickun e parë me fanellën e kryeqytetasve.

Me tre golat e shënuar në fundjavë, Korenica ka shkuar në kuotën e shtatë golave në kampionat këtë edicion, derisa numëron edhe disa asistime.

Ish-anëtari i Shkëndijës së Tetovës dhe Lirisë së Prizrenit ka thënë se synon që me Prishtinën t’i fitojë dy trofetë këtë edicion.

“Fitore shumë e rëndësishme si dhe ecuria jonë. Shpresojë kështu të vazhdojmë me lojëra të mira dhe çdo ndeshje t’i qasemi maksimalisht”.

“Kemi një qëllim përpara, kupë e titull dhe duke parë që ekipi po shkon shumë mirë besoj shumë se në fund të gjithë së bashku, duke i ndihmuar njëri tjetrit, do t’ia dalim”.

“Ky rezultat i thellë tregon më së miri punën që jemi duke e bërë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me gjithçka”, deklaroi Korenica.

Në javën e 24-të në elitën e futbollit kosovar, Prishtina luan në udhëtim te Vushtrria. /Telegrafi/