Grupi i hakerave me pseudonimin “Lazarus” nga Koreja e Veriut po del të jetë më fitimprurësi në botë.
Që nga viti i kaluar nga kry grup janë vjedhur 882 milionë dollarë në kriptovaluta dhe në bursat online të tregtimit.
Sipas një raporti të publikuar nga Group IB, “Lazarus” me mbështetjen e Phenianit ka vjedhur 571 milionë dollarë dhe sulmet e tyre janë realizuar me metoda tradicionale, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, raporti zbulon se 10 për qind e financimeve të ngritura nga Ofertat Fillestare të Kriptovalutave janë vjedhur dhe në 56 për qind të rasteve si rezultat i sulmeve phishing. /Telegrafi/