Telegrafi

Koreja e Veriut i ka vjedhur tinëzisht nga Suedia njëmijë Volvo (Foto)

Suedia kishte qëllime të mira dhe besonte se do t’i sillnin të ardhura të mira, marrëveshjet që bëri me Korenë e Veriut gjatë vitit 1970.

Brenda një kohe të shkurtër, suedezët dërguan disa tonelata me pajisje të krijuara në industritë vendase, shumica e të cilave ishin makineri e rëndë që shfrytëzohen në miniera, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre, shtetit komunist ia dërguan edhe njëmijë Volvo, të prodhuara para vetëm tri vitesh dhe ishin mjaft të kërkuara në treg.

Gjatë asaj kohe, shteti verior ishte në ankth për të rritur ekonominë industriale dhe kërkonte të mira materiale që do t’i kthente pas një kohë.

Në anën tjetër, Suedia që ishte i vetmi shtet perëndimor që i ofronte ndihmë, i dërgoi me anije mallra që arrijnë deri në 70 milionë euro, së bashku me makinat Volvo 144.

Megjithëse disa nga këto vetura janë ende besohet se janë në rrugë, as sot e kësaj dite Koreja nuk e ka paguar borxhin, ndërsa kamata është ngritur në afro 320 milionë euro.

Vetëm pas dy vitesh Stokholmi i ka dërguar një letër zyrtare Penianit, por nuk ka marrë përgjigje, ndërsa këtë rast e ka konsideruar si vjedhje tinëzare dhe nuk pret t’i kthehen paratë.

“Sikur të kenë para, do t’i shpenzojnë në ndonjë sistem raketash, ose t’i shpenzojnë më zgjuar, siç është ushqimi i 26 milionë banorëve të varfër”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Disa turistë që kanë qenë në Korenë e Veriut gjatë vitit 2013, thonë se i kanë parë disa Volvo 144 që janë ende në lëvizje, gjë për të cilën Suedia mund të jetë krenare. /Telegrafi/