Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut ka folur për herë të parë për arrestimin ushtarit amerikan, konfirmon paraburgimin e tij

Koreja e Veriut ka folur për herë të lidhur me arrestimin e ushtarit amerikan Travis King duke e konfirmuar paraburgimin e tij dhe njëherësh iu përgjigj kërkesave për informacion ndaj vendndodhjes së tij, ka thënë Komanda e OKB-së.

Ushtari 23-vjeçar kaloi kufirin nga Koreja e Jugut më 18 korrik, derisa ishte në turneun kufitar, transmeton Telegrafi.

Kështu, përgjigjja tregon se kryeqyteti veri-korean mund të jetë gati për të filluar negociatat.

Lexo po ashtu Si përfundoi ushtari amerikan në Korenë e Veriut?

Komanda e OKB-së, e cila monitoron Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) kishte kërkuar informacion për 23-vjeçarin përmes linjës së saj të drejtpërdrejtë telefonike për Ushtrinë e Koresë së Veriut në Zonën e Përbashkët të Sigurisë.

Veri-koreanët e kishin pranuar më parë kërkesën, por kjo është hera e parë që ata janë përgjigjur, duke konfirmuar se ushtari amerikan është në paraburgim.

Korejae Veriut nuk e ka pranuar publikisht arrestimin e tij.

Lexo po ashtu Koreja e Veriut arreston ushtarin amerikan që kaloi kufirin ilegalisht

Para se të kalonte kufirin, King kishte qenë dy muaj në burg në Korenë e Jugut ndaj akuzave për sulm. Ai u lirua më 10 korrik.

Amerikani duhej të kthehej në SHBA për t’u përballur me masa disiplinore, por nuk shkoi në aeroport dhe iu bashkua turnit të Zonës së Çmilitarizuar dhe prej andej supozohet se prej aty kaloi kufirin për në Korenë e Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version