Raportet nga Koreja e Jugut tregojnë se shërbimi i saj doganor ka zbuluar ‘krime të kriptovalutave’, të cilat arrijnë afër 600 milionë dollarë.
Sipas deklaratës së Shërbimit Doganor, thuhet se “është zbuluar një aktivitet i dyshimtë i këmbimit valutor që arrin vlerën prej 594.35 milionë dollarë”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Shërbimi Doganor ka ndjekur nga afër tregtinë ilegale të këmbimit valutor duke përdorur kriptovaluta. Tregtia ilegale në valutë të huaj ishte 472.3 miliardë dollarë dhe përbënë pjesën më të madhe të krimeve nga kriptovalutat”, vazhdon deklarata, por Dogana nuk dha detaje se cilat autoritete po merren me këtë shkelje.
Dogana koreano-jugore shtoi se do të vazhdojë të monitorimin e kriptovalutave në rastet e një tregtimi të paligjshëm ose pastrimit të parave.
Tregjet në fund të vitit u tronditën nga frika se kriptovalutat do të ndalohen plotësisht.
Si ekonomia e katërt më e madhe e Azisë Lindore, Koreja e Jugut mban peshën më të madhe të kriptovalutave. /Telegrafi/