Reshjet intensive të shiut kanë shembur dy ura në Qarkun e Korçës, duke lënë të izoluar qindra banorë.
Prurjet e mëdha të ujit kanë shembur dy ura në Qarkun e Korçës. Mësohet se shembja e dy urave kanë lënë të izoluar qindra banorë në këtë zonë.
Për shkak të shtimit të prurjeve të përrenjve është shembur një pjesë e urës të fshatit Arrëz në Devoll, e ndërtuar pak muaj më parë.
Ndërsa në Kolonjë, reshjet kanë dëmtuar një pjesë të urës së Orgockës, e cila është monument kulture i kategorisë së parë dhe daton në shekullin e 18.