Site icon Telegrafi

Korçë, sekuestrohen 121 pako me lëndë narkotike

Policia kufitare e Korçës ka sekuestruar pasditen e kësaj të hëne një ngarkesë me lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave droga është konstatuar në vendin e quajtur “Piramida 54”, në Vidohovë, e vendosur në dy çanta sportive dhe në një thes.

Pas kontrollit të kryer, uniformat blu kanë konstatuar se lënda narkotike ka qenë e ndarë në 121 pako, të mbështjella me letër natriban.

Autoritetet kufitare dyshojnë se sasia e kanabisit do të trafikohej drejt Greqisë dhe për këtë arsye po koordinohen me palën greke për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, agjentët po kryejnë veprimet e duhura proceduriale dhe materialet hetimore do t’i referohen së shpejti Prokurorisë së rrethit të Korçës.

Exit mobile version