Polumbarët e RENEA-s nxorrën brenda pak minutash njëri pas tjetrit dy trupat e të rinjve të mbytur një ditë më parë në rezervuarin e Qotromit në Korçë.
Kërkimet në rezervuar nisën rreth orës 13:00. Dy të rinjtë, 18 dhe 19 vjeç, u mbytën pasditen e së premtes në rezervuarin e fshatit.
Rei dhe Berti Tahirllari, kushërinj me njëri-tjetrin ishin parë për herë të fundit nga banorët e tjerë të zonës tek vendi i njohur si “Gropa e Danielit”, për t’u freskuar nga vapa.
Forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s nisën kërkimet për gjetjen e tyre pasditen e djeshme, por rreth orës 22:00 i ndërprenë ato për shkak të errësirës.
Dy kushërinjtë Rei dhe Berti Tahillari u zhdukën dje pasi kishin shkuar të laheshin në rezervuar.
Alarmi në polici u dha mbrëmë teksa një shok i tyre pa në breg rrobat e dy 17-vjeçarëve, ndërkohë që nuk kishte asnjë shenjë prej tyre.