Telegrafi

Korçarët vijojnë traditën, festojnë me zjarre largimin e dimrit dhe ditën e verës

Shpresë për ripërtëritje pas dimrit, gëzim për ardhjen e pranverës dhe urime për një verë të mbarë.

Banorët më tradicional të Korçës kanë ndezur zjarret tradicionale në sheshet e lagjeve të tyre, duke lajmëruar largimin e dimrit dhe duke festuar ditën e verës.

Simbolika e zjarreve shoqërohet edhe me gatimet tradicionale të kësaj feste pagane siç është gatimi i kulaçëve të shoqëruar me vezë dhe fiq të thatë.

Por çuditërisht kjo festë po mbahet gjallë vetëm nga individët pasi kanë munguar organizimet nga pushteti lokal. Ndërsa banorët e Korçës nëpërmjet këtyre zjarreve urojnë dhe shpresojnë që edhe fëmijët e tyre ta vijojnë këtë traditë. /Telegrafi/