Shpresë për ripërtëritje pas dimrit, gëzim për ardhjen e pranverës dhe urime për një verë të mbarë.
Banorët më tradicional të Korçës kanë ndezur zjarret tradicionale në sheshet e lagjeve të tyre, duke lajmëruar largimin e dimrit dhe duke festuar ditën e verës.
Simbolika e zjarreve shoqërohet edhe me gatimet tradicionale të kësaj feste pagane siç është gatimi i kulaçëve të shoqëruar me vezë dhe fiq të thatë.
Por çuditërisht kjo festë po mbahet gjallë vetëm nga individët pasi kanë munguar organizimet nga pushteti lokal. Ndërsa banorët e Korçës nëpërmjet këtyre zjarreve urojnë dhe shpresojnë që edhe fëmijët e tyre ta vijojnë këtë traditë. /Telegrafi/