Këngëtari Korab Shaqiri është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai është shprehur i revoltuar në një postim të bërë në InstaStory.
Kjo revoltë e tij vjen ndaj shtetit malazez, pasi këta të fundit po u nxjerrin probleme shqiptarëve në kufi.
Korabi ka sjell në InstaStory pamje nga momenti kur shqiptarët u detyruan të zbresin nga një autobus, për të kaluar në këmbë kufirin.
“Idiotizmi i shtetit malazez, ja si i zbret shqiptarët nga autobusi dhe i shtyn me kalu në këmbë kufirin! POSHTËRSI…”, ka shkruar këngëtari.
I njëjti ka qenë duke udhëtuar drejt Malit të Zi për një aheng familjar.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se së shpejti do të sjellë në tregun muzikor disa këngë të reja. /Telegrafi/