Këngëtari Korab Shaqiri ka paralajmëruar projektin e ri muzikor dhe jo vetëm.
Ai ka njoftuar fansat se së shpejti vjen me këngë të re dhe se ka bashkëpunuar me këngëtarin e njohur shqiptar, Bujar Qamilin.
“Së shpejti”, ka shkruar Shaqiri krahas videos.
Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e dyshes.
Në ndërkohë, këngëtari Qamili deri më tani ka realizuar disa projekte të suksesshme, kurse Korabi po vazhdon t’i qëndrojë besnik stilit të tij muzikor qysh nga fillimi i karrierës së tij.
“Zemra e saj” është kënga e fundit e lansuar nga këngëtari Shaqiri, të cilën e ka sjell vetëm në versionin audio. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tgrzWS7OJkE