Korab Shaqiri dhe e fejuara e tij Lulkaçela Jashari do t’i japin fund beqarisë së tyre.
Ceremonia kryesore e dasmës do të mbahet në Prishtinë me shumë të ftuar, transmeton Telegrafi.
Por çifti kanë vendosur që ky hap i rëndësishëm në jetën e tyre të mos kalojë me vetëm një ditë festë.
Dasma do të fillojë që nesër në vendlindjen e të parëve të Korabit, në Burojë të Drenicës dhe do të vazhdojë për tri ditë me radhë, kur do të përmbyllet me datën 19 shtator me një ceremoni madhështore.
Lulkaçela Jashari, vajza që po bëhet nusja e Korabit është nga Tetova dhe me këngëtarin janë të lidhur që prej gjashtë vitesh. /Telegrafi/