Ndodhë shpesh që në zhvillimet politike në vend të përshihen edhe artistët, ndonjëherë qoftë edhe pa dashje.
Një rast i tillë ka ndodhur këto ditë me këngëtarin Ilir Shaqiri dhe Korab Shaqiri, transmeton Telegrafi.
Pas përmendjes së emrit të këngëtarit Ilir Shaqiri në listën ironizuese të Burim Ramadanit lidhur me listën e gazetarit Milaim Zeka rreth emrave të mundshëm që do të arrestohen nga Gjykata Speciale, ka reaguar djali i këngëtarit, Korab Shaqiri.
Korabi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për tju përgjigjur Burim Ramadanit. Ai ka postuar një mesazh drejtuar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me shkrimin: “Ramush lidhe qenin, Ramush”.
Ndryshe sa i përket projekteve muzikore, artisti ka pak javë që ka publikuar projektin e tij të titulluar “Shokët e mi”, i cili u mirëprit mjaft mirë publiku. /Telegrafi/