Telegrafi

Korab Shaqiri dhe Bujar Qamili vijnë me këngën e re “Verë e Dashni”

Korab Shaqiri dhe Bujar Qamili në klipin e ri (Foto: YouTube)

Edhe një këngë e re i është shtuar numrit të madh të projekteve që janë publikuar gjatë kësaj kohe. 

Fjala është për këngëtarët Korab Shaqiri dhe Bujar Qamili, të cilët sollën projektin e ri, “Verë e dashni”.

Projekti është finalizuar edhe nga ana vizuale, derisa videoklipi është mjaft atraktiv, i përshtatur me stinën aktuale.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Korab Shaqiri në studion e tij “Barok Sound Studio”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Korab Shaqiri

Korabi është mjaft i pëlqyer për stilin e tij muzikor, teksa në vazhdim pritet të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/