Edhe një këngë e re i është shtuar numrit të madh të projekteve që janë publikuar gjatë kësaj kohe.
Fjala është për këngëtarët Korab Shaqiri dhe Bujar Qamili, të cilët sollën projektin e ri, “Verë e dashni”.
Projekti është finalizuar edhe nga ana vizuale, derisa videoklipi është mjaft atraktiv, i përshtatur me stinën aktuale.
https://www.youtube.com/watch?v=jxCkhrRir4o
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Korab Shaqiri në studion e tij “Barok Sound Studio”.
Korabi është mjaft i pëlqyer për stilin e tij muzikor, teksa në vazhdim pritet të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/