Telegrafi

Korab Shaqiri bëhet baba për herë të parë (Foto)

Këngëtari i njohur Korab Shaqiri është bërë sot (e hënë) baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Alte, teksa gëzimin e ka shprehur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaq gishtin e vogël të djalit.

I kontaktuar nga Telegrafi, këngëtari Shaqiri është shprehur se ka qenë ndër ditët e tij më të lumtura, dhe se nuk do donte të shtonte asgjë më shumë se ç’ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë, përveq se “Një gëzim” i madh në familjen e tij.

Me këtë rast shumë prej ndjekësve të tij në rrjetet sociale, e kanë uruar përmes komenteve këngëtarin për lindjen e djalit. /Telegrafi/