Telegrafi

Korab Sejdiu: Vota ime ishte pro rezolutës për dialog

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka sqaruar mënyrën e tij të votimit në seancën e sotme të Kuvendit, për rezolutën për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se kishte pasur probleme me kartelën, dhe se kishte votuar në mënyrë manuale.

Lexo po ashtu Kuvendi nuk miraton Projekt-rezolutën e LDK-së kundër Thaçit

Sejdiu ka thënë se vota e tij ishte pro, dhe se kjo është e përfshirë edhe në transkriptin e Kuvendit.

Lexo po ashtu Deputetët e LDK-së që nuk e votuan rezolutën që vet e kishin iniciuar

Postimi i plotë:

Sot, ne 51 deputetë të Kuvendit tentuam ta ndalim zhbërjen e shtetit nga Presidenti dhe aleatët e tij, Serbia dhe Rusia. Pavarësisht rezultatit, beteja për mbrojtjen e shtetit vazhdon!

SQARIM – Vota ime sot pro rezolutës ishte manuale (për shkak të problemeve me kartelën e votimit). Transkripti i Kuvendit, i zyrtarizuar sot pas përfundimit seancës, reflekton të gjitha votat, që përfshinë edhe votën time PËR (“Y”). /Telegrafi/