Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka sqaruar mënyrën e tij të votimit në seancën e sotme të Kuvendit, për rezolutën për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se kishte pasur probleme me kartelën, dhe se kishte votuar në mënyrë manuale.
Sejdiu ka thënë se vota e tij ishte pro, dhe se kjo është e përfshirë edhe në transkriptin e Kuvendit.
Postimi i plotë:
Sot, ne 51 deputetë të Kuvendit tentuam ta ndalim zhbërjen e shtetit nga Presidenti dhe aleatët e tij, Serbia dhe Rusia. Pavarësisht rezultatit, beteja për mbrojtjen e shtetit vazhdon!
SQARIM – Vota ime sot pro rezolutës ishte manuale (për shkak të problemeve me kartelën e votimit). Transkripti i Kuvendit, i zyrtarizuar sot pas përfundimit seancës, reflekton të gjitha votat, që përfshinë edhe votën time PËR (“Y”). /Telegrafi/