Telegrafi

Korab Sejdiu, pas vendimit të AKR-së për të vepruar jashtë LAA-së: Në AKR jam, votën PAN-it nuk ia jap

Ndonëse kishte deklaruar se është kundër një koalicioni me PAN-in (PDK-AAK-NISMA), deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj partie.

Lexo po ashtu Pacolli autorizohet që të veprojë edhe jashtë koalicionit LAA (Video)

I pyetur pas mbledhjes me anëtarët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së – që i dha dritën jeshile kreut të partisë, Behgjet Pacolli, që të veprojë jashtë koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) – se a do të jetë pjesë e kësaj partie, Sejdiu është përgjigjur pozitivisht.

“‘Po, natyrisht. Unë në AKR jam, jam deputet i AKR-së”, tha shkurt ai.

“Unë siguroj të gjithë juve edhe një herë se nuk do ta votoj koalicionin PAN në strukturën aktuale në asnjë rrethanë, sepse nuk besoj që ky koalicion i bënë mirë Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Njëri kusht i AKR-së për PAN-in: Labi të jetë kandidat i AKR-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës për kryetar të Ferizajt