Site icon Telegrafi

Korab Sejdiu: AKR e gatshme për zgjedhje, nuk mbështesim reformë për blerje kohe

Aleanca Kosova e Re ka thënë se nuk do ta mbështesë reformën zgjedhore nëse ajo bëhet vetëm për blerje kohe.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i këtij subjekti Korab Sejdiu, në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi ku po diskutohet për reformën zgjedhore.

Sjediu ka shtuar se AKR është e gatshme që sot për zgjedhje.

Ai ka shtuar se AKR qëndron për një reformë gjithëpërfshirëse si në nivelin qendror por edhe lokal, si dhe që presidenti të zgjidhet nga qytetarët.

Sejdiu ka theksuar pastaj se vendi ka nevojë për zgjedhje dhe se ato duhet mbajtur sa më shpejt./Telegrafi/

Exit mobile version